Reshjet e borës/ ARRSH jep detajet për situatën në akset kombëtare

0
358

Reshjet e borës që kanë zbardhur shumë zona të vendit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse.

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep të dhënat më të fundit për paraditen e sotme lidhur me situatën e qarkullimit në akset kombëtare:

Situata e qarkullimit në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

Edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.

Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.
Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here