Studentët nuk ndalen, përshkallëzojnë protestën dhe bllokojnë këto pika kyçe (FOTO)

0
345

Studentët shënojnë sot ditën e 14-të të protestës dhe e kanë përshkallëzuar atë duke bllokuar rrugët.

Ata po bllokojnë rrethrrotullimin tek Ekonomiku, 9 katëshet dhe tek 21 dhjetori.

Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i Arkitekturës kanë vendosur të mblidhen direkt përpara kryeministrisë ndërkohë studentë nga universitete të tjera do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi i Ekonomikut, kryqëzimin e rrugës se Elbasanit.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.  

Sot studentët e mjekësisë pritet të bëjnë një votim, po ose jo dialogut

Ndërkohë mësohet se sot, pas protestës studentët e mjekësisë kanë lënë për të bërë një votim nëse duan dialog apo jo. Argumenti i tyre pro dialogut është sepse nuk po arrijnë t’ia dalin dot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here