Prokuroria nis fletëthirrjet e para për skandalin e Unazës së Madhe, kërkohet ndihma e SHBA për hetimin e tenderit të OST

0
500

Prokuroria e Tiranës ka bërë gati për të dërguar fletëthirrjet e para për skandalin e Unazës së Re. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përfaqësuesit ligjor të firmës “DH Albania” Avdjol Dobit, i është dërguar fletë-thirrje për t’u paraqitur ditën e sotme në Prokurori. 26-vjeçari, që fitoi tenderin prej 18 milionë eurosh, ende nuk ka njoftuar se do të jetë prezent. Mësohet se fletëthirrja i është dërguar atij në adresën e biznesit të tij. Mësohet se ai do të pyetet në lidhje me të paktën katër dokumentet e falsifikuar në dosjen që u shpall fituese për tenderin 18 milionë eurove për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi Shqiponja, si pjesë e lotit të parë të Unazës së Madhe. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se “DH Albania” ka falsifikuar bilancet, ditën e regjistrimit, një certifikatë të Sekretarit të Shtetit në Delaëere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe noterizimin e dokumenteve po në këtë shtet, nga një noter i cili rezulton se nuk ekziston. Burime nga organi i akuzës konfirmuan për gazetën “Sot” se për këtë aferë do të japë shpjegime përball grupit hetimor edhe noterja që ka kryer noterizimin e dokumenteve të “DH Albania” në vendin tonë, Xhevahire Brahaj. Gjithashtu të njëjtat burime konfirmojnë se në pyetje për këtë aferë do të merret edhe përkthyesja Shenda Kruja, e cila ka përkthyer dokumentet me të cilat u fitua tenderi, ndonëse nuk e ka tagrin ligjor për ta bërë, pasi nuk figuron në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë. Hetimet të cilat po drejtohen nga drejtuesja e Prokurorisë së kryeqytetit, Elisabeta Ymeraj, pritet të thërrasë për të marrë në pyetje edhe zyrtarët që kanë kryer procedurat e tenderimit. Gazeta “Sot” mësojë se organi i akuzës ka nisur njëkohësisht edhe për dy lotet e tjera të Unazës së Re. Hetimet për këto dy lote kanë nisur pasi dyshohet se edhe tek këto lote mund të jetë konsumuar vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas Prokurorisë në këto dy pjesë, një kompani rezulton të jetë fiktive në tenderim pasi nuk ka bërë asnjë ofertë. Bëhet fjalë për kompaninë “Vëllezërit Hysa”, e cila ka marrë pjesë në të tre lotet, por nuk ka bërë asnjë ofertë. Nga ana tjetër, kompania e vëllezërve Hysa rezulton të jetë nënkontraktore për të tre lotet dhe është ajo që po kryen realisht punimet. Paralelisht Prokuroria është duke kryer veprime të njëjta hetimore edhe për tenderin tjetër 12 milionë Eurosh të fituar nga “DH Albania” nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Letër-porosi dhe në SHBA

Hetimi i dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të fituara nga kompania “DH Albania” është shtrirë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar kompania mëmë e saj “Danëell Haberman”. Grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese të shtetit të Delaëerit mbi mënyrën e regjistrimit të firmës “Dunëell Haberman”. Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaëare ka filluar hetimet për të përcaktuar se kompania Dunëell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime. Firma Dunëell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaëeare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Ky proces sipas burimeve nga grupi i hetimit mund të jetë totalisht fiktiv dhe kjo pritet të verifikohet nga informacioni që do të mbërrijë nga shtetet e bashkuara. Këto dokumente janë përdorur nga përfaqësuesit e “DH Albania” fillimisht ne fitimin e tenderit të OST për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlere 12 milionë euro. I njëjti dokumentacion thonë burimet është përdorur edhe në tenderin e ndërtimit të lotit të parë të unazës së re, me vlerë 18 milionë euro. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se mes prokurorisë së vendit tonë dhe asaj amerikane pritet që përveç shkëmbimi të informacionit, do të ketë dhe hetime të përbashkëta për këtë dosje.

Elvis Myrta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here