Schumacher drejt rikuperimit? Zbulohet surpriza e Ferrarit

0
661

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bëri xhiron e mediave botërore. Ndërsa në 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1 do të festojë 50-vjetorin e tij, skuadra e tij Ferrari ka menduar që të organizojë një surprizë të veçantë. Në Muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës. Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuyqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuderie të Formulës 1. Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë. Në Muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekzpozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre. Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here