Serwer: Ushtria e Kosovës, hap i domosdoshëm, mund të ishte bërë më herët

0
469

Ish-diplomati amerikan dhe profesori i Universitetit të Washingtonit, Daniel Serwer, ka thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë një hap shumë i nevojshëm për t’u bërë. Madje, sipas tij, ushtria e Kosovës do të mundë të krijohej shumë më herët pasi nuk paraqet kërcënim për askënd.“Askush nuk do të duhej të mendonte se populli i Kosovës ose shqiptarët do të qëndronin pa ushtri. NATO-ja nuk do të jetë përgjithmonë aty. Ky është një hap i domosdoshëm që mund të ishte bërë edhe më herët, pasi edhe vetë Thaçi ka deklaruar se i vjen keq që nuk është bërë pesë vite më parë”, ka thënë Serwer.  Teksa ka folur për situatën e sigurisë në Ballkan, Serwer thotë se nuk mendon se gjendja është sikurse në vitet e 90-të, megjithatë thotë se ka një rrezik për destabilizim dhe konflikte të vogla. Ai ka folur edhe për dialogun e bllokuar prej muajsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se një ngecje e tillë vjen si pasojë e dështimit të idesë për shkëmbim të territoreve. “Ideja e shkëmbimit të territorit ishte e keqe, dhe shpresoj se këtë tani të gjithë e kanë kuptuar. Ata mund të kthehen në dialog pa këtë ide në tavolinë”, ka thënë ndër të tjera Daniel Serwer. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here