“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” mbyll vitin në Metropol

0
36

Teatri Metropol bën me dije se shfaqja premierë “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” është e fundit për këtë vit. “Mbyll vitin teatral me stil me këtë spektakël komik, ku bashkohen dy zhanre letrare popullore: përralla gotike dhe trilli i letërsisë detektive, duke mbajtur kështu kureshtjen e publikut të ngacmuar nga suspanca për të lidhur fijet e ngjarjeve dhe shijuar në maksimum proçesin e zbulimit. Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, ju lajmërojmë se “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” do të rikthehet përsëri në skenë në Janar 2019. Faleminderit regjisorit Shkëlzen Berisha dhe gjithë kastit fantastik, Amri Hasanlliu, Ermir Hoxhaj, Gent Hazizi, Herion Mustafaraj, Klodjana Keco, Mirela Naska dhe Rozi Kostani!”, shkruan teatri.

“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” një histori e njohur në Londrën e viteve 1890, ku flitet për një detektivi imagjinar i krijuar nga autori britanik Sir Arthur Conan Doyle, e përshtatur për skenë teatri nga Ken Ludving. Rozi Kostani interpreton në rolin e Doktorit Uatson, ndërsa Gentian Hazizaj në rolin e Sherlok Holmsit, aktorët e tjerë Herion Mustafaraj, Mirela Naska, Amri Hasanbelli, Ermir Hoxhaj, Klodjana Keco sjellin rreth dyzet karaktere mes situatash plot humor. Regjisori Berisha ka punuar për një spektakël dinamik, plot ngjyra dhe gjallëri, plot energji që shpërthen nga ironia e situatave. Ritmi, ngjyrimi dialektor, puna me gjuhën dhe theksat, harmonia mes fjalës dhe gjestit tek individi dhe pastaj mes ansamblit kanë qenë sfidat e këtij procesi mjaft të pëlqyeshëm.

“Çdo gjetje apo element duhet të bazohet në saktësi dhe harmoni”, thotë ai, ndaj procesi ka angazhuar potencialet edhe të njohura edhe të panjohura të aktorëve, për të bërë të pandjeshme ngarkesën dhe arritur një nivel profesional të pëlqyeshëm dhe mikpritës nga publiku”, thotë ai. Skenografia në shfaqje transformohet aty për aty duke mbajtur aktive imagjinatën e publikut gjatë gjithë kohës dhe duke u shërbyer ngjarjeve njëkohësisht, por edhe tensionit të veprimit të personazheve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj