Shkarkoi Mourinhon/ Manchester United emëron trajnerin e ri

0
549
LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Jose Mourinho manager of Chelsea looks on prior to the Barclays Premier League match between Tottenham Hotspur and Chelsea at White Hart Lane on November 29, 2015 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri. Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin norvegjez, Ole Gunar Solskjaer, i cili do të zyrtarizohet në mëngjesin e të mërkurës si trajneri i ri i skuadrës angleze. Ish-futbollisti ka luajtur për 10 vite në radhët e djajve të kuq dhe ishte protagonist në finalen epike të vitit 1999 në Ligën e Kampioneve kur një nga golat e tij përmbysi Bajernin në suksesin 2-1. Vetë klubi anglez konfirmoi gjithçka pa dashje me një postim në orët e vona të natës, të cilin e fshiu më pas me shpejtësi. Në njoftim shkruhej: Solskjaer bëhet trajneri ynë i përkohshëm, 20 vite pasi fitoi “treshen” me ATË gol në Kamp Nou”Nuk dihet arsyeja pse postimi është fshirë, por mesa duket, çështja e trajnerit u zgjidh menjëherë te klubi anglez dhe nuk ka më dyshime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here