Zbardhet skandali që paralajmëroi Basha, zbulohet misteri i dëbimit të mijëra banorëve nga Unaza e Re

0
23

Partia Demokratike ka zbuluar sot misterin e dëbimit të mijëra banorëve nga Unaza e Re me dokumenta: ndërtimin  e një projekti rezidencial luksoz nga trafikanti i drogës Edmond Bego, me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi publikuan dokumentat e skandalit të ri të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt me Unazën e Re dhe shtratin e lumit Lana.

Kompania “Alsion Albania” e trafikantit Edmond Bego do të ndërtojë tek ish-serat një projekt me vlerë 60 milionë euro. Vendndodhja është buzë Unazës së Madhe dhe parashikohet ndërtimi i një projekti rezidencial luksoz.

Rama dhe Veliaj kanë parashikuar ndërtimin e projektit luksoz dhe devijuar Lanën për Edmond Begon. Ndaj kanë vendosur dëbimin e familjeve.

Kjo është zona e ish-serave dhe plani urbanistik. Bëhet fjalë për zonën e ish-serave e privatizuar me firmën e Arben Ahmetajt.

Plani Rama-Veliaj ndryshoi projektin për sistemin e Lanës, pasi trafikanti i drogës Edmond Bego ka plan të ndërtojë projektin rezidencial luksoz.

Jorida Tabaku e konsideroi një skandal, këtë që po ndodh, ndërsa Gazment Bardhi theksoi se kjo është një provë e qartë se po pastrohen para dhe se në Tiranë, ndërtimi po përdoret për pastrimin e parave.

Image

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj