Aktorja shqiptare thyen heshtjen dhe rrëfen ngacmimet seksuale nga aktori i njohur

0
474

Eliza Dushku ka folur për të parën herë, pas lajmit që u bë publik në media ku theksohej se ka fituar 9.5 milionë dollarë nga televizioni i njohur “CBS”, për shkak të disa akuzave seksuale.

Eliza Dushku arriti të fitonte gjyqin me rrjetin e famshëm, pasi gjatë xhirimeve u ndje nën presionin e ngacmimeve seksuale nga aktori Michael Weatherly dhe televizioni i cilësoi si mashtrime dhe për këtë vendosi që ta hiqte aktoren shqiptare nga produksioni.

Në një shkrim për “Boston Globe”, aktorja shqiptare rrëfen se gjithçka kishte kërkuar ishte të bënte punën e saj pa u ndjerë e rrezikuar nga ngacmimet seksuale. Eliza zbulon se aktori Michael Weatherl i kishte kërkuar t’i bashkohej në rulotën e tij ‘përdhunuese’ që ta rrihte gjatë seksit dhe dikush tjetër të ishte me ta.

“Ky nuk është rasti i ‘ajo tha/ ai tha’. Sjellja e Weatherly  është e regjistruar nga kamerat e CBS dhe ata kanë regjistrime për këtë gjë. Pas disa javësh duke duruar ngacmimet e vazhdueshme të Weatherly-t, zgjodha t’i përgjigjem atij drejtpërdrejtë. Ndaj kërkesën time për ‘ndihmë’ e shtrova ndryshe në sheshin e xhirimit dhe i kërkova atij që të adresonte se ç’mendim kishte për ngacmimet seksuale. Weatherly mu përgjigj: ‘Eliza, askush nuk i respekton femrat më shumë sesa unë’, duke më treguar se ka disa motra dhe në media njihet si mashkulli që trajton femrat me shumë respekt.” – tregoi ajo.

Menjëherë pas kësaj bisede, Michael kërkoi që Eliza të përjashtohej nga shfaqja dhe pas 48 orëve kështu u bë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here