Dëbimi i ambasadorit/ Reagon kryeministri Netanjahu: Vendimi i Ramës, mesazh i qartë për…

0
509

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria. “Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto”, shkruan Netanjahu. Shqipëria shpalli  persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here