Dialogu për Universitetin, Rama tek Fakulteti i Arkitekturës, mbushet salla, disa studentë ngelen jashtë

0
560

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët e Arkitekturës në Fakultetin e Arkitekturës.Takimi i Ramës me studentët vjen në kuadër të hapjes së një procesi dialogu mes qeverisë dhe studentëve për plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara prej 2 javësh nga studentët. Ndërkohë disa studentë thonë se nuk janë lejuar që të hyjnë brenda sallës pasi salla është mbushur plot.

Ditën e djeshme, qeveria publikoi një platformë e cila synon plotësimin e kërkesave dhe përmirësimin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Rama takoi dje studentët e Universitetit të Vlorës, ndërsa më parë diskutoi edhe me ata të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe studentët e Gjeologji-Minierave. Më herët gjatë ditës kryeministri u përball me opozitën në Kuvend, ku u qëllua me vezë nga deputeti demokrat, Endri Hasa. Ora 16:16 Takimi me Ramën, studentët e Arkitekturës ngelen jashtë, shkak bëhet salla e mbushur plot

Disa studentë të Fakultetit të Arkitekturës kanë ngelur jashtë sallës ku po zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët. Studentët kanë kërkuar të hyjnë brenda, por ata janë lenë jashtë, pasi salla është mbushur plot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here