Forumi i pajtimit, Kandiç: Serbia të pranojë të kaluarën e gjenocidit

0
427

Aktivistja e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiç, tha sot në diskutimin e panelit “Pajtimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe rajonin, ku jemi dhe ku po shkojmë?”, organizuar nga Forumi ZFD, se Serbia është një shtet që ka kryer krime lufte mbi shqiptarët e Kosovës, ndërsa tani kërkon të drejtën për të vendosur diçka në territorin ku ka bërë gjëra të tilla. Duke reflektuar për vitin 2003, kur Prokuroria e Krimeve të Luftës filloi punën e saj, Natasha Kandiq vuri në dukje se situata aktuale është e vështirë të kuptohet, pasi fillimi i procesit të përcaktimit të përgjegjësisë për krimet ishte çuditërisht i mirë. Kandiq tha ka shumë të dhëna materiale, kallëzime penale, raste të transferuara nga Haga, derisa Serbia është gjithnjë e më larg shtetit të së drejtës. Si një kërcënim i veçantë për rënien e mëtejshme dhe një situatë kaq të keqe, ajo përmend faktin, se kryeprokurorja serbe e krimeve të luftës Snezhana Stanojkoviç në programin e saj theksoi se duhet vendosur praktika e gjykimeve në mungesë. Jelena Dikoviq, gazetare e Danas, tha se që nga viti 2014 nuk është ngritur asnjë akuzë për krime lufte në Kosovë dhe se zyrtarët shtetërorë dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë mohojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe promovojnë kriminelët e dënuar për krime lufte, dhe në programet direkte televizive përfshihet edhe kryesi i masakrës në Srebrenicë – Ratko Mladiq.Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd Denis Keefe doli për dëmin politik të mohimit të përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës, duke theksuar se shqetësimi u ndoq me synimin për të ndaluar drejtësinë tranzicionale, që është shkaku kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.Ai shtoi se Tribunali i Hagës kishte përfunduar rolin e tij, por ishte e nevojshme që të gjithë kriminelët e luftës të dënohen dhe secili vend në rajon duhet të përballet me përgjegjësinë e vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here