Greqia paralajmëron Turqinë për ishujt e Egjeut

0
646

Shefi i Ushtrisë Greke, Evangelos Apostolakis, paralajmëroi sotTurqinë se vendi i tij do të reagojë me vendosmëri në rast të “përshkallëzimit të provokimeve turke” për ishujt e detit Egje. Gjatë takimit me gazetarët grekë, Apostolakis shprehu gatishmërinë e ushtrisë greke në rast se rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit. “Nëse hyjnë në një ishull të pabanuar, ne do ta bëjmë ishullin rrafsh me tokën. Kjo është një vijë e kuqe e pranuar nga qeveria”, tha ai. Çuditëristh më tej shefi i Shtabit shtoi se për Greqinë gjëja më e rëndësishme është sigurimi i paqes në rajon. Duke komentuar mbi dialogun strategjik midis SHBA dhe Greqisë javën e kaluar, Apostolakis tha se Uashingtoni po kërkon një mënyrë për të siguruar një balancë në rajon, me “Greqinë duke luajtur një rol pozitiv dhe duke përfaqësuar një urë për synime të tilla”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here