Haradinaj letër Mogherinit, njihuni me akuzat e forta që ngre

0
82

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka kthyer edhe një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit. Kjo rezulton të jetë letra ku Haradinaj eksplicit i tregon Mogherinit se sa i pakënaqur është me punën e saj si ndërmjetësues. Haradinaj, në letrën e siguruar nga Gazeta Express, i ka thënë Mogherinit se me ardhjen e saj në krye të detyrës që mban, Bashkimi Evropian, nuk ka pasur më rol neutral. Shefi i ekzekutivit po ashtu i ka treguar Mogherinit se është e konsideron thellësisht ofendues kategorizimin e vënies së taksës nga Kosova si provokim tregtar brenda CEFTA’s. Kjo është letra e plotë: E nderuara Përfaqësuese e Lartë, znj. Mogherini, I nderuari Komisioneri Malmstrom, I nderuari Komisioneri Hahn, Po i referohem letrës suaj të 17 dhjetorit… Ne i dëshirojmë raportet shumë të ngushta me Bashkimin Evropian. Megjithatë, nën administrimin tënd, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni neutrale në marrëveshjet e saj me Kosovën dhe Serbinë. Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjet teknike të Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri. Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin pjesët Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë. Dëshiroj të kujtojë se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të krijuar raporte të qëndrushme me serbët e Kosovës, gjithashtu edhe me minoritetet e tjera. Këto përpjekje kanë filluar të japin frytet e tyre. Deklarata juaj publike lidhur me kufijtë, e kombinuar me ftohtësinë tuaj ndkaj dëmëve të mëdha që i shkaktohen shoqërisë sonë nga veprimet e Serbisë, kanë zvolguar progresin dhe kanë cuar direkt në humbjen e momentumit në procesin e dialogut. Kategorizim i veprimeve të Serbisë nga ana juaj si “provokim tregtar brenda CEFTA’s” është thellësisht ofendues: ju e dini që Serbia ka qenë e ashpër në sulmet e saj ndaj shtetit tonë, ndaj institucioneve tona dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tonë.l Përkundër gjithë këtyre problemeve, ne kemi vazhduar të përkrahim, pa rezerva dialogun me Serbinë. Sic e dini, kemi marrë masa të fuqishme kohëve të fundit për ta forcuar dhe për ta përkrahur dialogun, bazuar në kompetencat kushtetuese të institucioneve tona. Kuvendi ynë ka dëshmuar se jemi të bashkuar për ta hapur një kapitull të ri në këtë proces. Qeveria ime do të vazhdojë të veprojë sipas detyrave të caktuara nga kushtetua 0për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Qëndrimi ynë lidhur me vënien e taksës është i njëjtë sic e kam thënë edhe në letrën e 15 dhjetorit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj