Hysaj fut në sherr tre klube, pas Çelsit edhe Atletiko kontakton me Napolin

0
16

Mediat italiane shkruanin dje pasdite se Napoli ka bërë një goditje në treg, duke afruar mbrojtësin e krahut të djathtë, kampionin e botës, Benxhamin Pavard. Por zyrtare ende nuk ka asgjë, për më tepër që merkato e dimrit nis më 1 janar. Nga ana tjetër, lajme të tilla nënkuptojnë largimin e Elseid Hysajt nga Napoli. Prej ditësh flitet për largim dhe pas Çelsit që insiston nga muajt e verës, duket se trajneri Diego Simeone i Atletikos së Madridit ka ofruar deri në 40 mln euro për mbrojtësin shqiptar, pra që ta marrë atë në kryeqytetin spanjoll. Elseid Hysaj po kalon një situatë të vështirë te Napoli këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar në plan të dytë në hierarkinë e re të vendosur nga trajneri Karlo Ançeloti, për këtë arsye e ardhmja e tij projektohet larg “San Paolos”.

Nuk është lajm i ri fakti që për 24-vjeçarin interesohet Çelsi, madje thuhet se Maurizo Sarri e kërkon me çdo kusht në Londër. Zapakosta nuk bën më pjesë në planet e trajnerit toskan, që ka pikëtuar pikërisht Hysajn si njeriun e duhur për të zëvendësuar spanjollin. Pak javë më parë, Sarri ka telefonuar menaxherin e Hysajt Mario Xhiufredi, për të kuptuar më qartë se në ç’pikë janë bisedimet për rinovimin e kontratës. Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, ka reaguar i vendosur, duke i dhënë një sinjal të qartë klubit londinez, mund ta bëjë të tijin shqiptarin nëse paguan 55 milionë euro. Menaxheri i mbrojtësit kuqezi kërkon 3 milionë euro në sezon për rinovimin, ndërsa De Laurentis nuk ofron më shumë se 2 milionë. Palët janë shumë larg në qëndrime, aq sa kanë nxitur interesimin e skuadrave të tjera të mëdha, siç është Atletiko e Madridit. Diego Simeone i pëlqen shumë karakteristikat e Hysajt dhe mund të ofrojë 40 milionë ero për kartonin e tij. Vetë Hysaj dëshiron të nisë një aventurë në Premier League, ndaj dhe Çelsi vazhdon të mbetet destinacioni më i mundshëm i futbollistit në janar. Ndërkohë, situata është komplikuar së tepërmi, pasi Napoli o kërkon mbrojtës të krahut të djathtë dhe sipas mediave italiane besohet se e ka gjetur atë. Pritet vetëm zyrtarizimi, pasi gjithçka duket e mbyllur.

ipas “Radio Kiss Kiss”, skuadra e Ançelotit është shumë pranë mbrojtësit të Shtutgartit, Benjamin Pavard, kampion bote me Francën. Për lojtarin e datëlindjes 1996 është interesuar kohët e fundit edhe Bajerni i Mynihut, por Napoli duket se e ka fituar tashmë garën për mbrojtësin e krahut të djathtë. Kjo lëvizje tregon qartë se e ardhmja e Elseid Hysajt është larg Napolit dhe në janar me siguri do të ketë zhvillime për futbollistin e Kombëtares. Çelsi është një mundësi, por tashmë në skenë ka dalë edhe Atletiko Madrid. Në fakt, Elseid Hysaj po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij që nga koha kur u transferua te Napoli. Përveç se nuk po arrin të jetë një titullar i padiskutueshëm, ai nuk e di ende se të ardhmen e tij për shkak se e kërkojnë disa klube ndërsa te Napoli, thuhet se po i ofrojnë rinovim. Përveç Çelsit që tashmë dihet, në skenë ka dalë edhe Atletiko Madrid, ndërsa mediat italiane sot raportojnë se ngërç në rinovimin e Hysajt po bëhet vetëm kërkesa e pagës. Mbrojtësi shkodran dhe agjenti i tij, Mario Xhufredi, kanë kërkuar një pagë që arrin diku te 3 milionë euro, shifër kjo që drejtuesve të Napolit u duket e ekzagjeruar dhe ofrojnë deri në 2 milionë euro maksimumi. Megjithatë, edhe nëse nuk rinovon nuk mund të bëhet asgjë pa dhënë një “po” presidenti De Laurentis pasi mes Napolit dhe Çelsit ka një ‘pakt xhentëlmenësh’ dhe duhet të jepet aprovimi nga De Laurentis, që Çelsi të marrë Hysajn. Janari pritet të jetë momenti për të lëvizur dhe Hysaj si duket e ka kuptuar këtë. Atij i mbetet vetëm të saktësojë ekipin ku do të kalojë dhe sipas të gjitha gjasave, dy janë në “pol-position”: Çelsi dhe Atletiko e Madridit. Kjo do të varet shumë dhe nga ofertat që do të bëjnë klubet respektive.

Adriatik BALLA

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj