Irani tentativa për sulme terroriste në Shqipëri, dëbohen nga Tirana ambasadori dhe 1 diplomat, SHBA përshëndet vendimin e qeverisë

0
48

Qeveria shqiptare ka dëbuar nga terrori jonë ambasadorin iranian dhe 1 diplomat të Teheranit. Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve janë ashpërsuar së tepërmi për shkak të strehimit të muxhahedinëve. Sipas burimeve të gazetës, autoritet shqiptare zbuluan se përfaqësues të ambasadës janë përfshirë në tentativa për sulme terroriste në Shqipëri. Kjo ka sjellë shpalljen “non grata” të ambasadorit Gholamhossein Mohammadnia si dhe të një zyrtari tjetër të ambasadës. Vetë Ministria e Jashtme deklaroi se ka dyshime për përfshirje të diplomatëve në veprime që cenojnë sigurinë e vendit. “Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, deklaruan përfaqësues të MEPJ. Po ashtu mësohet se zbulimi është bërë në bashkëpunim me shërbimet partnere. Falë tyre është zbuluar se individë të caktuar kanë pasur mbështetje të diplomatëve për të kryer veprime të rënda në vend. Një rast ka qenë ai në stadiumin e Shkodrës, ndërsa po ashtu është parandaluar dhe një sulm pranë Kryegjyshatës Bektashiane. Për këtë ngjarje ka reaguar dje dhe vetë Sekretari Amerikan i Shtetit. Mike Pompeo përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se diplomatët iranianë komplotuan sulme terroriste në Shqipëri. “Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”, shkruan Pompeo në Twitter. Një reagim të ngjashëm ka bërë dhe John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Po përmes rrjeteve sociale, ai tha se SHBA mbështet këtë vendim, ndërsa theksoi se Uashingtoni qëndron përkrah kryeministrin Edi Rama dhe popullit shqiptarë të cilët morën një vendim kundër veprimeve të papërgjegjshme të Iranit në Europë dhe më gjerë. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata ngrihen ndaj sjelljes moskokëçarëse të Iranit në Europë dhe përreth globit”, tha ai.

Paralajmërimi

Largimin e ambasadorit dhe diplomati iranian nga vendi ynë e ka paralajmëruar 4 ditë më parë ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Ministri Majko ka qenë i ftuar në konferencën vjetore të MEK në Manzë nga ku ka deklaruar se në vendin tonë ka diplomatë që veprojnë si terroristë ndaj të cilëve duhen ndërmarrë veprime. “Një pyetje e ndershme është se, pse ndodhet ambasada e regjimit iranian në Tiranë ndërsa edhe ju jeni në këtë vend? Përgjigjja është se jeni të ndryshëm sepse përfaqësoni popullin iranian dhe të ardhmen e Iranit. E ardhmja e Iranit dhe Lindjes së Mesme do të jetë nën udhëheqjen e Maryam Rajavi-t. Ka diplomatë që veprojnë si terroristë. Veprimet duhen ndërmarrë për këtë gjë. Kjo melodi e dëgjuar në Tiranë është kënga e lirisë, e cila gjithashtu duhet të luhet edhe në Iran. Dhe këtu, ju keni realizuar një mrekulli duke ndërtuar këtë qyte

Kliti Topalli

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj