Kaosi në Kuvend/ Çfarë tha Rama pasi deputeti i PD-së e qëlloi me vezë

0
486

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Në momentin kur gjakrat janë nxehur sapo kishte marrë fjalën kreu i qeverisë Edi Rama.

Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.

Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës.

Rama dëgjohet që të kërkojë largimin e Hasës nga salla duke thërritur: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!

Rama: Merre nxirre jashtë atë?!

Paloka: Na tregon ti mandatet ne!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here