Katania, pamje spektakolare; Shpërthen vullkani Etna

0
663

Vullkani Etna në Siçili u rizgjua mëngjesin e djeshëm, duke lëshuar në qiell shtëllunga hiri dhe llavë. Pamjet janë vërtetë impresionuese. Në to shihet momenti kur llava e shkrirë nis të bjerë në anë të vullkanit më të famshëm evropian, që është rreth 700 mijë vjet i vjetër dhe 38 kilometra i gjerë. Mali Etna ndodhet në qytetin e Katanias, mes Mesinës dhe Katanias. Çdo vit ai prodhon mjaftueshëm llavë sa për të mbushur një gradaçelë, duke derdhur tonelata llave të shkrirë në Siçili. Etna është vullkani më i lartë në kontinentin evropian, plot 3 300 metra i lartë. Ai është një prej vullkaneve më aktivë në botë dhe më aktivi në Evropë. Etna prodhon rreth 7 milion ton CO2, ujë dhe dyoksid squfuri çdo vit. Në vitin 2011, Etna nxori rreth 70 milion ton llavë. Etna është 700 mijë vjet i vjetër dhe 38 kilometra i gjerë. Hera e fundit që Etna u shndërrua në rrezik serioz për fshatrat përreth ishte në vitin 1992, kur llava vërshoi drejt Zafferana, një qytet me 7 mijë banorë. Në një operacion spektakolar, ushtarët italianë dhe amerikanë përdorën shpërthime të kontrolluara për të ndryshuar rrjedhën e llavës. 

Pamje spektakolare: Shpërthen vullkani Etna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here