Momente paniku / Del nga shinat treni i pasagjerëve në Fier

0
66

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mesditën e sotme në Fier, ku për pasojë janë dëmtuar disa vagona. Ngjarja është shënuar në afërsi të urës mbi “Vijën e ngjalës”, ku treni me pasagjerë ishte nisur nga Durrësi drejt Fierit. Mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar në njerëz, përveç panikut të krijuar mes pasagjerëve. Shkak për aksidentin janë bërë thyerja e disa traversave, teksa kalonte treni. Para daljes nga shinat, është bërë një zhurmë e madhe si pasojë e thyerjes së traversave, të cilat kanë qenë të amortizuara. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj