Rusia: Nuk jemi kundër emrit të ri të Maqedonisë, por kundër anëtarësimit në NATO

0
507

Ambasadori rus në Greqi, Andrey Maslov në takimin në Athinë në lidhje me vizitën e kryeministrit grek Alexis Tsipras deklaroi se Rusia nuk ka asgjë kundër marrëveshjes së Prespës për emrin, por kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin dhe nëse kjo zyrtarisht pranohet në Kushtetutën e Maqedonisë, atëherë ne do ta pranojmë këtë”, thotë Maslov, io pyetur është e mundur që Moska të vendos veto marrëveshjes në Këshillin për Siguri në OKB. Ai përsëriti qëndrimin Rusia është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe nëse kjo ndodh Moska do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa. Ambasadori rus thotë se marrëveshja e Prespës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here