Shqipëria dëboi ambasadorin, vjen reagimi nga Irani

0
372

Irani fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për dëbimin e dy diplomatëve iranianë të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e vendit të vogël evropian.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi të thoshte “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.

Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’i lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here