Tatimet, si të çregjistrohen OJF-të për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së

0
793

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon rreth procedurave në lidhje me regjistrimin apo çregjistrimin nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së për Organizatat Jofitimprurëse, si dhe unifikimin e veprimeve dhe qëndrimeve për trajtimin e tyre.

Bazuar në nenin 3, të ligjit nr. 92/2014,”Për TVSH-në në RSH” i ndryshuar, nuk konsiderohet person i tatueshëm dhe nuk regjistrohet për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, çdo organizatë jofitimprurëse për pagesa të përfituara nga kuotizacionet, nëse kanë të tilla, ose fonde, grante, donacione të përfituara për qëllime të veprimtarisë jofitimprurëse të organizatës, në përputhje me ligjin për organizatat jofitimprurëse, përveç kur kjo organizatë përfiton pagesa si rezultat i veprimtarisë ekonomike. Gjithashtu, nuk regjistrohen për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, OJF-të, të cilat parashikojnë të realizojnë nga veprimtaria dytësore ekonomike, një qarkullim më të vogël se 2.000.000 lekë, sipas parashikimeve të nenit 117, të ligjit nr. 92/2014,”Për TVSH-në në RSH” i ndryshuar.

Mbart detyrimin ligjor për t’u regjistruar me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, çdo OJF e cila përveç aktivitetit të saj kryesor, ushtron veprimtari ekonomike si veprimtari dytësore dhe realizon një qarkullim mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në një vit kalendarik, edhe nëse kryen veprimtari të përjashtuara sipas ligjit apo posedon një autorizim për përjashtimin nga pagesa e TVSH-së.

Çregjistrimi i OJF-ve për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së mund të ndodh për disa shkaqe, si më poshtë të cituara:

  • janë regjistruar gabim me këtë përgjegjësi tatimore;
  • nuk ushtrojnë më veprimtari ekonomike;
  • qarkullimi i realizuar nga veprimtaria dytësore ekonomike për 12 periudha mujore të njëpasnjëshme, nuk e kalon vlerën prej 2,000,000 lekësh dhe në vijim pretendohet se qarkullimi i realizuar në vit nga kjo veprimtari do të jetë më i ulët se kjo vlerë.

DPT, thekson se Drejtoritë Rajonale Tatimore do të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm çdo OJF të çregjistruar nga përgjëgjësia tatimore e TVSH-së. Për çdo informacion apo paqartësi, subjektet e interesuara mund të drejtohen pranë zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesit në DRT-të përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here