Ekspozohen në Lugano 41 vepra të Ibrahim Kodrës

0
557

Veprat e piktorit të njohur Ibrahim Kodra janë prezantuar këto ditë në Lugano të Zvicrës. Nga krijimtaria e piktorit janë prezantuar 41 vepra në ekspozitë. Mjeshtri Ibrahim Kodra, nuk kishte familje, pikturat dhe paratë që i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët. Fondacioni “Kodra Sëiss Foundation” (Fondacioni Zvicerian Ibrahim Kodra) në krye me Maria Pacolli, ka në plan që të hap dy qendra rinore në Prishtinë dhe Tiranë, ku fëmijët dhe të rinjtë do ti afrohen rrugës së artit dhe kulturës nëpërmjet figurës dhe veprave të Kodrës.

Ky aktivitet i Maria Pacollit ka bërë bashkë në 100 vjetorin e lindjes së Kodrës diplomatë, ekspert të artit zviceran, italianë dhe shqiptarë, në një ekspozitë që përshkruan të gjitha etapat e transformimit të tij artistik që nga 1944 deri në ditën kur vdiq. Ibrahim Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 – më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare. Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lë Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Picasso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Picasso do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Picasso treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here