Flet kreu i KLP: Këto janë kushtet që duhet të plotësojë kryeprokurori i ri

0
555

Reforma në Drejtësi ka hyrë në fazën përfundimtare, pas zgjedhjes së kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili është Gent Ibrahimi. I ftuar në emisionin ‘Top Talk’, Ibrahimi foli edhe për kryeprokurorin e ri, i cili do të zgjidhet nga KLP-ja, ndërsa pranoi se në detyrë mund të qëndrojë edhe Arta Marku.“Kjo është një sfidë shumë e vështirë në fakt. Por, për ne më i rëndësishëm është besimi i publikut. Natyrisht edhe besimi i politikës është i rëndësishëm, por ndonjëherë ky besim përcaktohet nga interesat e saj dhe jo nga çfarë është me të vërtetë e rëndësishme. Ndaj, objektivi ynë i parë është të fitojmë besimin e publikut në këtë proces e sipër. Shpresoj edhe të politikës. Sesi do t’ia bëjmë, kjo është shumë e rëndësishme. Përgjigjja qëndron në radhë të parë te ligji, mbi bazën e të cilit ne punojmë. Është një ligj, i cili është me të vërtetë shumë i detajuar sa i takon kushteve që duhet të plotësojnë të gjithë kandidatët. Që të kandidosh për postin e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të plotësosh disa kushte, të cilat janë shumë të qarta dhe ekzigjente”, tha Gent Ibrahimi. Pyetur se çfarë duhet të ketë kryeprokurori i ri, ai shtoi se janë ‘një mori kushtesh që kanë të bëjnë me vitet e shërbimit në detyrë, me specializimet në fushat përkatëse, me vlerësimin e performancës si prokuror në të shkuarën, me integritetin’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here