Kontrollet për kapsolla dhe lëndë piroteknike, ja çfarë u konstatua në Tiranë (Video)

0
410

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla. Gjithashtu nuk janë gjetur produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën. Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”. Në vijim thuhet se kontrollet do vijojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here