Mediat e fshehën, Artan Hoxha zbulon atentatin ndaj çiftit që denoncuan prokurorët

0
507

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Java” në RTSH ka sjellë fakte lidhur me një ngjarje të rëndë, të ndodhur mëngjesin e datës 18 dhjetor.

Një automjet i tipit ‘Fiat’ i drejtuar nga shtetasi Eduart Molla, 31 vjeç, banues në Bushat të Shkodrës është sulmuar nga një automjet tjetër i tipit ‘Ford’ me targë AA 917 GI.

“Ngjarja ka ndodhur në aksin Bushat-Shkodër rreth orës 05:45 të mëngjesit.

Dyshimet e para janë për një atentat që është tentuar ti bëhej shtetases Zana Molla, 58 vjeç, gjithashtu banuese në Bushat, Shkodër. Këto dyshime janë hedhur pasi shtetësja Zana Molla së bashku me bashkëshortin e saj Simon Molla kanë denoncuar shpeshherë abuzime të prokurorëve me detyrën”,- ka thënë Hoxha.

Sipas gazetarit, automjeti tip “Ford” ka tentuar ta shtyjë drejt një humnere me lartësi 10 metra automjetin e drejtuar nga Eduart Molla.

“Ajo çka i përforcon dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat është djegja e automjetit tip “Ford” rreth 5 km nga vendngjarja. Ndërkohë nga kërkimet paraprake  rezulton se automjeti me targë AA 917 GI ka qenë i bllokuar në Policinë e Tiranës”,- tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here