Renditja e Forbes; Shqipëria e 74-a në botë për të bërë biznes, barra e taksave problemi kryesor

0
471

Forbes ka publikuar raportin më të fundit mbi “Cilat shtete janë më të mira për të bërë biznes në 2019’ dhe Shqipëria nuk bën pjesë në listën e shteteve më atraktive. E pozicionuar në vendin e 74, në gjysmën e dytë të listës prej 161 shtetesh, Shqipëria nuk ofron mundësi për të bërë biznes krahasuar me rajonin. Duke lënë pas vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipëria gjendet e parafundit në garën rajonale, të cilën e fiton Serbia, e renditur e 56-a. Ndjek më pas Maqedonia e 68-a dhe Mali i Zi i 72-ti.

Të dhënat bazohen në raportet e publikuara nga Freedom House, Fondacioni Heritage, Aleanca për të Drejtat Pronësore, Kombet e Bashkuara, Transparency International, Grupi i Bankës Botërore, Marsh & McLennan dhe Forumi Ekonomik Botëror, mbi të gjithë metodologjinë e tyre dhe parametrat ekonomikë, sociale dhe politikë mbi raportet e vitit të fundit të këtyre emrave.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë pozicion. Sipas të dhënave të Forbes, Shqipëria ka një popullsi prej 3.1 mln banorësh, bilancin tregtar e ka negativ prej -6.9 % dhe GDP për kapital është 4500 dollarë. Penalizimet e marra janë në fushën e korrupsionit, lirisë së medias, së tregtisë, çështjet e pronësisë, kriminaliteti, atraktiviteti për të bërë biznes sipas incentivave, inovacioni etj.

Dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative janë të drejtat e pronësisë dhe barra e taksave, ku Shqipëria renditet e 102-a. Problemi i tretë është mungesa e inovacionit (91) dhe në vend të katërt është korrupsioni (81). Më mirë paraqitet në tregtinë e lirë (e 12-a) dhe mbrojtjen e investitorëve (e 25).

Lidhur me barrën e taksave, Shqipëria e ka atë më të lartin në rajon, së bashku me Bosnjë Hercegovinën.  Ky tregues nuk është shumë shetësim në Maqedoni (në vendin e 31), ndërsa problemi kryesor i biznesit maqedonas është korrupsioni (97).

Në listën e plotë të publikuar nga Forbes. Kryeson Britania e Madhe dhe ky fakt ka çuditur të gjithë mediat, duke konsideruar edhe procesin e Brexit që po përfshin jo vetëm Britaninë, por të gjithë Europën. Britania e Madhe është i pari vend që është në mesin e 30 vendeve më të mira (nga 161 vende të renditura) në të gjitha 15 metrikat që Forbes përdorte për të vlerësuar vendet. Ndjekin më pas, Suedia, Hong Kongu dhe Hollanda. Suedia u vlerësua pasi klima e biznesit e ekonomisë së orientuar drejt eksportit mori nota të larta për inovacionin, të drejtat pronësore, rrezikun dhe korrupsionin e ulët. Stokholmi është një nga qendrat kryesore të fillimit të teknologjisë së Evropës. SHBA ra pesë vende këtë vit, duke u renditur i 17, një vend përpara Spanjës që ka tronditur me trazirat e saj këtë vit. Ekonomia më e madhe në botë me 19.5 trilionë dollarë, SHBA humbi terren pasi u ‘penalizua’ sa i përket lirive personale, tregtare dhe monetare. Të fundit në listë gjenden shtete që kanë performuar dobët në të gjithë raportet e marra në konsideratë gjatë vitit: Guinea, Kongo, Afrika Qendrore. Vendet afrikane mbizotërojnë si vendet më të këqija për biznes. Këto vende në mënyrë tipike renditet në fund për shkak të notave të dobëta për inovacionin, lirinë e tregtisë dhe mbrojtjen e investitorëve. Republika e Afrikës Qendrore renditet e fundit. Kombi i prirur nga konflikti ka një GDP për frymë prej vetëm 400 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here