Studentët e protestës mesazh për deputetin e vezëve: I dënueshëm dhe pa etikë, nuk na përfaqëson

0
365

Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa që dje në Kuvend qëlloi me vezë Edi Ramën. Deputeti deklaroi se këto vezë janë nga studentët, duke publikuar edhe foton se kush ja dha. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku studentët thanë njëzëri se ai nuk përfaqëson studentët dhe nuk është kjo mënyrë për zgjedhjen e kërkesave të tyre.

Ishte Ina Kila, studente e Gazetarsië në Fakultetin Histori-Filologji dhe Xhuljan Guçe student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe kryetarit të Këshillit Studentor thanë se veprimi i Hasës është i dënueshëm dhe pa etikë. 

Kila dhe Guçe përjashtuan politizimin e çështjes dhe nuk mund të lejojnë interferimin e kauzës së tyre me kauzë politike. “Nëse PD synon që të futen në parlament për hir të studentëve nuk duhet të kishte përdorur vezët”. Gjithsesi si Kila dhe Guçe fajësonë të gjithë politikën shqiptare për situatën që ndodhet arsimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here