Aeroplanmbajtsja SHBA hyn në Gjirin Persik, Irani e ndjek

0
537

Pas kërcënimeve të hapura mes dy vendeve, Pentagoni ka dërguar në Gjirin Persik një grup aeroplanmbajtëseje në një kohë kur Irani po kryen manovra të gjera ushtarake detare në rajon. Aeroplanmbajtësja bërthamore ‘John C. Stennis,’ e flotës së 5 të SHBA më bazë në Bahrain u bë sot luftanija e parë amerikane që hyn në Gjirin Persik pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare me Iranin. Gazetarët në bordin e aeroplanmbajtëses thonin se ajo po ndiqej nga afër prej rreth 30 mjetesh detare të Gardës revolucionare të Iranit të cilat po e filmonin me dronë. Disa media raportonin se mjetet iraniane qëlluan me raketa në distancë por dy flotat nuk konfirmonin raportimet. Manovrat e Uashingtonit po kryhen njëkohësisht me manovrat detare iraniane tetë-ditore ‘Profeti i Madh 12’ .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here