Fundoset banda/ Dënohen tre shqiptarët, ‘kokat’ e trafikut në Angli (EMRAT+FOTO)

0
484

Tre shqiptarë në Angli, të cilët përmes 80 udhëtimeve ilegal me aeroplan në Belgjikë, Greqi dhe Shqipëri transportuan 7 milionë, sterlina që vinin nga aktiviteti i paligjshëm. Sipas mediave lokale angleze, të cilat citojnë autoritetet britanike theksojnë se ky grup kryesohej nga dy vëllezërit Gjelosh dhe Jak kolicaj. Drejtësia e shtetit anglez dënoi Jak Kolicaj me 8 vite burg, Gjelosh Kolicaj 6 vite burg dhe shqiptari tjetër, Faton Syberi me 2 vite e 5 muaj burg. Agjencia Kombëtare e Krimit të Organizuar (NCA) pas hetimeve intensive zbuloi se tre shqiptarët kishin ndërmarrë 80 udhëtime ilegale duke transportuar para Cash përgjatë dy viteve, saktësisht nga Nëntori 2016-janar 2018. Sipas mediave angleze, dy vëllezërit Gjelosh Kolicaj dhe Jak Kolicaj, transportoni korrierët e parave deri në aeroport, ndërsa prisnin deri sa të përfundonin procedurat e Check-in. Ky grup kishte rekrutuar shumë korrierë nga Rumania, të cilët pasi futeshin në grupin në fjalë merrnin detyrat për të transportuar paratë nga Anglia në Shqipëri, Belgjikë dhe në Greqi. Sasia e parave fshihej nga ky grup në valixhe me shtresa të dyfishta si strategji për t’i shpëtuar identifikimit të tyre gjatë transportit. Zyrtarë të NCA-së thanë për mediat angleze se të dënuarit kishin kryer disa udhëtime nga Anglia në drejtim të Shqipërisë duke sjellë shuma të mëdha financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here