Aktori i njohur i hakërrehet Kumbaros dhe e paralajmëron: Mos kujto se do shkosh jashtë dhe do shpëtosh, harroje!

0
490

Siç duket një shkrirje e dy teatrove, Metropol dhe Eksperimental në Tiranë ka nxitur një reagim të ashpër të aktorit Neritan Liçaj që është vendosur edhe në ballë të protestave për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Liçaj, që siç shprehet e bën këtë në mbrojtje të Artit dhe të Kulturës nuk denjon të krahasojë ministren Kumbaro as me Tefta Camin. Postimi Moj ministria e rraskapitur Kumbaro…o më e paafta nga të gjithë ministrat e kulturës që ka parë ky vend…madje dhe sa Tefta Cami…O “akademikja”e çizmeve të mija që s’di të dallosh teatrin antik nga amfitetatri; që ngatërron Krishtlindjen me Pashkët; që hap dyqan qoftesh në Butrint dhe pse mbrohet nga UNESCO; që bën ligj për Trashëgiminë i denjë vetëm për një armike të vendit të vet dhe historisë së tij; që nepotizmin ne institucionet e artit e ke si gjënë më normale. Ka vetting zysha e frengjishtes, mos harro. S’do e kalosh kollaj dhe do japësh llogari për të gjitha ç’ke bërë si ministre nga të korruptuarit që i bëre gjithcka je, te TEATRI KOMBETAR EKSPERIMENTAL,TEATRI KOMBETAR e deri te vilat e shtrenjta që keni porositur ti dhe yt vëlla sapo u bëre ministre! E ke shumë keq punën prandaj kujdes se s’ke parë gjë akoma. Tani do bëjmë hesapet. Mos kujto se do shkosh jashtë dhe do shpëtosh, harroje! Këtu do i lashë të gjitha, të siguroj për këtë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here