Arrestohet në Paris kreu i “Jelekëve të Verdhë”

0
564

Tri ditë përpara krishtlindjeve, “Jelek Verdhët” e pakësuar ndjeshëm francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi, duke shënjestruar tashmë pikat kufitare, ndërkohë që një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje antiMacron muajin e kaluar.

E pavarësisht numrit më të pakët, me të rënë muzgu në sheshin e famshëm “Champs Elysees” shpërtheu sërish dhuna, duke shkaktuar mbylljen e dyqaneve e bizneseve që ishin ende të hapura për shkak të fundjavës përpara Krishtlindjes.

Policia pariziene tha se kishte arrestuar 142 persona, 19 prej të cilëve mbeten në paraburgim, përfshi këtu edhe kreun e “jelekverdhëve” Eric Drouet. Zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux shfrytëzoi rrjetet sociale për të shkruar se “pas dhunës fshihej e njëjta fytyrë frikacake, raciste, antisemite dhe puçiste”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here