Enedën, Besin dhe Salsanon i paska ndjekur policia si në filma, por e pabesueshme çfarë ia ka ndodhur më pas

0
35

Bes Kallaku ka treguar sot një histori të vjetër por vërtet të pabesueshme që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi.

Aktori i humorit tregoi sot në “BECAFFEE” se po kthehej bashkë me këngëtaren Eneda Tarifa dhe kolegun Salsano Rrapi nga Ferizaj i Kosovës për në Shqipëri.

Në timon ishte Salsano dhe po ecte me shpejtësi aq të madhe, saqë nuk e pa makinën e policisë që po i ndiqte nga pas.

Pasi evektivët i ndaluan, Salsano rrezikoi t’i hiqej patenta dhe Besi, si për ta ç’tensionuar situatën shpiku një nga ato historitë e tij, për policinë.

“Të lutem se jemi artistë, jemi me urgjencë se Eneda e ka djalin sëmurë dhe duhet të ikim”.

Por efektivi e njihte mjaft mirë këngëtaren dhe e dinte që ajo nuk kishte djalë por vajzë:

“Që po më gënjen se është sëmurë e di por po më gënjen që e ka dhe çun se unë e di që ka çikë”.

Epo kot nuk thonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra apo jo!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj