Kryeministri Rama mbledh kryesinë dhe Asamblenë e PS, ja çfarë parashikohet të ndodhë nesër

0
65

Kreu i kabinetit qeverisës, Edi Rama në prag të fundvitit mbledh kryesinë dhe me 28 dhjetor Asamblenë e Partisë Socialiste.  Këto mbledhje do të zhvillohen jashtë radhe ndryshe nga se është vepruar.

Mësohet se gjatë mbledhjeve do të bëhet një bilanc politik dhe qeverisës, teksa në korridoret e PS flitet edhe se mund të ketë ndryshime në qeveri. Nesër në orën 08:00 të mëngjesit, pritet të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.

Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale të organizuara nga Partia Demokratike nëpër disa qytete të vendit. 

Kryeministri Edi Rama, i ndalur tek protesta e studentëve ka thënë se ka qenë një mësim i mirë për qeverinë dhe të personalisht. Rama ka paralajmëruar se do të rishikojë autonominë e Universiteteve, dhe se vetë do të jetë deri në fund, “protestues për Universitetin”. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj