Perez bën gati revolucionin: 500 milionë euro për të rilindur Realin e Madridit

0
519

500 milionë euro për të rilindur Realin e Madridit. Sipas “Don Balon”, Florentino Perez dëshiron të bëjë revolucion të vërtetë në skuadrën e tij, duke fituar fonde për një fushatë blerjesh faraonike. Për presidentin e “Los Blancos”, askush nuk është i paprekshëm dhe të gjithë e kanë një çmim, duke filluar nga Marko Asensio dhe Isko, të cilët kërkojnë më shumë hapësirë dhe janë të pakënaqur.

Për të parin do të pranonte vetëm oferta, duke filluar nga 120 milionë euro, për të dytin lëkundet edhe për 80 milionë euro. Në merkato, gjithashtu, mund të dalë edhe Garet Bejl. Kërkesa fillestare e Realit për yllin uellsian do të jetë 150 milionë euro, por edhe për 100 milionë mund të jetë dakord.

Ndërsa, Karim Benzema është vlerësuar me 60 milionë euro, 20 milionë më pak se do të kushtonte Luka Modriç, pasi tani është 33 vjeç. Edhe Marselo me Serxhio Ramos nuk konsiderohen të paprekshëm, veçanërisht nëse do të kthehet Hose Mourinjo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here