Nesër nis ngjarja e shumëpritur në Mitrovicë, dokumentat janë bërë gati (Foto)

0
529

Pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka kthyer përgjigje negative, kreu i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri po vazhdon me idenë e tij për bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri po vazhdon me idenë e tij për bashkimin e Mitrovicës, pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje negative.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka publikuar formularin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës.

“Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i PETICIONIT për inicimin e procedurës për Ndryshim – Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i PETICIONIT për inicimin e procedurës për Ndryshim – Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.

Qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.

Shpërndajeni që të informohen të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here