Mos pagimi i dietave dhe orëve shtesë për policët, sindikata letër me 11 kërkesa kryeministrit Rama

0
589

Sindikata e Policisë vijon të jetë e pakënaqur me qeverinë, duke akuzuar këtë të fundit se nuk po mban premtimet e saj bazike sa i takon punonjësve të uniformave blu. Për këtë arsye, mësohet se Sindikata e Policisë i ka adresuar letër kryeministrit Edi Rama. Sipas asaj që thuhet në letër, punonjësit e Policisë së Shtetit kërkojnë plotësimin e 11 kërkesave me karakter ekonomik, ku më kryesorja janë paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te cilëve kushtet e vështira në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre. “Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Evropianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje. Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik”, thuhet në letër. Po ashtu, mësohet se letrën e tyre drejtuar të parit të qeverisë, punonjësit kërkojnë pagesën e dietave të prapambetura nga 2017.

“Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës. Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës. Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani”, thuhet në letër. Ndërkohë, Sindikata e Policisë bën me dije se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore të Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here