Regjistrimi në universitet/ Del vendimi: Maturantët duhet të aplikojnë që në janar, ja pse

0
48

Aplikimi online për provimet e maturës shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur zhvilloheshin në muajin mars.Nga data 7 deri më 15 janar maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z në portalin ‘e-albania’ dhe më pas aplikimin në portalin “Matura Shtetërore 2019” në periudhën 16 janar deri në 6 shkurt”, sipas planit të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit për të gjitha njësitë arsimore në vend”, thuhet  në rregulloren për këtë maturë shkruan tch.

Edhe pse në rregullore thuhet se brenda datës 24 dhjetor në faqen zyrtare të QSHA-së dhe Ministrisë së Arsimit do të shpalleshin formularët dhe udhëzuesit për plotësimin online, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as dy ditë më vonë nga afati. Si dhe këtë vit maturantët nuk do të kenë më 5 provime, por do t’i nënshtrohen një provimi më pak, pasi nga dy lëndë alternative do të zgjedhin vetëm 1.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj