Trashëgohet përgjatë brezave, divorci mund të jetë gjenetik

0
498

Sipas disa hulumtuesve, divorci mund të jetë gjenetik dhe të trashëgohet. Është fakti njohur mirë se fëmijët e prindërve të shkurorëzuar janë më të prirë të shkurorëzohen sesa fëmijët e prindërve të cilët kanë qëndruar bashkë deri në vdekje. Kjo është supozuar se mund të ketë ndodhur si pasojë e shumë faktorëve, e jo se është trashëguese ose diçka e tillë. Por, një studim i fundit ka zbuluar se nuk ekziston një lidhje e tillë mes fëmijëve të adoptuar, që do të thotë se ekziston një mundësi e madhe se divorci mund të jetë gjenetik. Shanset e divorcit te fëmijët e adoptuar të cilëve u ishin ndarë prindërit adoptues, kishin qenë më të vogla sesa të fëmijëve të cilëve u ishin ndarë prindërit biologjikë. Ky studim është vlerësuar si zbulim mjaft i rëndësishëm sa i përket çështjes së divorcit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here