E keni blerë në Tiranë apo Turqi! Taulant Muka akuza të rënda Bashës: Po këtë pse e fshihni

0
614

Ish zv.ministri i Arsimit Taulant Muka dje ka hedhur akuza  për kreun e Partisë Demokratike, se ku i ka mbaruar studimet Lulzim Basha.Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Muka shkruan se Basha i filloi studimet në vitin 1993 në Hollandë dhe një vit shkolle e mbaron në vitin 1999 dhe pastaj përfundon në një universitet që nuk njihet jashtë sistemit të Hollandës.Sërish ai sot me anë të një postimi në Facebook shkruan  Postim i plotë:#nxirrdiplomenZ. Basha duhet ti qartesoje gjithe Shqiptaret per CV-ne e tij. Kur nuk keni patur diplome z.Basha, si eshte e mundur te keni punuar si avokat per organizatat boterore? Jane mashtrime dhe punesimet tuaja ne keto organizata? Po kur kandiduat deputet ne 2005, pse e shisnit veten si nje te diplomuar ne Holande kur ju nuk kishit ende nje diplome? Po diplomen Bachelor, e keni blere- ne Tirane apo Turqi? Nese jo, ku keni studiuar dhe pse e fshihni kete pjese te jetes suaj? Shqiptaret kerkojne pergjigje dhe te vertetat e jetes suaj- sot Shqiperia jeton nje realitet Arsimor, Ekonomik dhe Social kriminal fale edhe nje opozite paterice te KM aktual.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here