Kush janë dy zëvendësministrat nga Kosova që u “rrëmbyen” vendin shefave duke u bërë pjesë e kabinetit qeveritar

0
61

Edi Rama njoftoi nga Asambleja Kombëtare e PS-së ndryshimet në kabinetin qeverisës. Ndryshimet prekën shtatë ministri si dhe postin e zëvendëskryeministrit ndërsa u rikthye edhe posti i ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishin emrat të cilët Rama zgjodhi për t’i pasur pjesë të ekzekutivit. Dy prej tyre, mbanin postin e zëvendësministrit dhe tashmë me lëvizjet e reja, do të drejtojë institucionin duke u marrë kështu vendin “shefave” të tyre të deri djeshëm.

Zëvendësministrat që Rama zgjodhi t’i emëronte ministra, janë Besa Shahini dhe Genc Cakaj, të cilët do të mbajnë detyrat e ministrit të Arsimit dhe ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu, si Shahini ashtu edhe Cakaj janë me origjinë nga Kosova dhe kjo është hera e parë që shqiptarët nga Kosova mbajnë poste kaq të larta në qeverinë e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj