Ministria e Arsimit zbardh datat e provimeve të maturës shtetërore, ja procedura që do të ndjekin mbetësit

0
812

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, ka publikuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2019, si dhe mënyrën se si do të procedojnë nxënësit të cilët janë mbetës. “Lëndët dhe datat e provimeve të maturës shtetërore 2019 të jenë: Gjuhë e huaj në datën 7 qershor 2019; Gjuhë shqipe dhe letërsi në datën 12 qershor 2019; Matematikë në datën 17 qershor 2019; Provimi me zgjedhje në datë 24 qershor 2019”, thuhet në urdhrin e ministres. Provimet e maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e gjysmë. Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Nikolla, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Ato maturantë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

“Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të maturës shtetërore 2019: Fillojnë në orën 10; Provimet e detyruara dhe me zgjedhje zgjasin 2 orë e 30 minuta; Testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga QSHA-ja; Testi për secilin provim me zgjedhje dhe të detyruar vlerësohen me 60 pikë maksimale; Maturantë/kandidatë që rezultojnë mbetës në provimet e maturës shtetërore 2019, rihapin provimet në sesionin e dytë”, thuhet në urdhër. Bëhet gjithashtu me dije se institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, do të marrin nga shkolla listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2018-2019 dhe brenda datës 5 qershor 2019, do t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik matura online. Lista e maturantëve mbetës më pas do të dërgohen në QSHA, në format të printuar dhe elektronik. Në këtë udhëzim, maturantët mbetës njoftohen që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2019 pa likuiduar më parë provimet e klasës. “Drejtoritë e shkollave njoftojnë maturantët mbetës, që të mos paraqiten në provimet e maturës shtetërore 2019, pa likuiduar më parë provimet e klasës; Organizimi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në urdhrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; Testi i provimit “gjuhë dhe letërsi italiane” për seksionet dygjyhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit të Italisë dhe provimi zhvillohet në datën 24 maj 2019, në shkollat përkatëse; Testi i provimit “gjuhë frënge” për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze përgatitet nga ambasada franceze dhe provimi bëhet në datën 24 maj 2019”, thuhet në urdhër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here