Zbulohen prapaskenat, ja si Ardit Gjebrea e qetësoi Olsi Bylykun pasi ai fillojë të qajë

0
88

Olsi Bylyku nisi karrierën e tij si muzikant këtë vit, me pjesëmarrjen në Festivalin “Kënga Magjike” bashkë me Lorenc Hasramën. Kënga e tyre quhej “Si të flas” dhe ishin pretendentë seriozë të çmimint “Best New Artist”, por nuk fituan. Siç treguan në emisionin e pasditës në Tv Klan, Olsi ishte tejet optimist, i krekosur madje. Para se të shpallej fituesi i kategorisë “New Artist”, Olsit dhe Lorencit iu dhanë kufjet, njëfarësoj shenje që ishin fitues dhe duhej të bëeheshin gati për performancën. “Dhe fituesi është Wendi Mancaku!” u dëgjua nga skena. Këtu, Olsi duartrokiste i buzëqeshur sepse s’e kishte kuptuar ende që fituesi s’ishte ai. Kur e goditi, u zverdh, i ra një (ose edhe dy) pikë lot, hoqi kufjen me forcë nga veshi, e përplasi në tokë dhe iku furishëm në drejtim të paditur. Pak më vonë, Ardit Gjebrea e qetësoi duke i thënë se janë kualifikuar gjithsesi, ngaqë u votuan nga artistët e tjerë. Pa e dhënë veten fare, Olsi i tha “po e dija m, e dija.” Nëse s’ju kujtohet, Olsi dhe Lorenci fituan çmimin “Magjia e Parë.”

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj