“Ishte e pështirë”, Ronaldo i numëron të gjitha një për një, nga akuzat e përdhunimit te Topi i Artë

0
529

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është nderuar me çmimin Futbollisti më i Mirë Portugez në vitin 2018, çmim i organizuar nga revista portugeze Record.

Në këtë mënyrë, viti mbyllet me një tjetër çmim për CR7, i cili ka dhënë një intervistë për Record, duke prekur argumente të ndryshe, nga trofetë personale, te Juventusi, kombëtarja dhe akuzat për përdhunim.

Juventusi – “Më pritën në mënyrë fantastike, të gjithë, nga ekipi deri tek tifozët. Jam i lumtur, ashtu si familja ime”.

Rekordet – “Nuk i kam fiksim, ajo që ka rëndësi është të përmirësohemi si ekip dhe nuk është e lehtë, sepse gjithë skuadrat janë përmirësuar dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të fitosh. Natyrisht, nëse nuk ia dalim mbanë, për mua nuk është fundi i botës, nuk e shoh futbollin dhe fitoren në këtë mënyrë”.

Fiksimi Champions – “Është objektivi i çdo sezoni për Juven, por e kanë objektiv edhe ekipe të tjera dhe vetëm një mund ta tojë. Nuk duhet të kthehet në fiksim, thjesht duhet të luftojmë me të gjitha forcat, deri në fund”.

Seria A, Spanja dhe Anglia – “Nuk ka diferenca mes Italisë e Spanjës. Më mbulojnë ashpër edhe në Serinë A, si gjithnjë në karrierën time. Në Itali ka më pak hapësira për të sulmuar sesa në Spanjë e Angli, ka skuadra të organizuara taktikisht dhe të gjithë e bëjnë shumë mirë fazën mbrojtëse”.

Basti me Allegrin – “Shënova penalltinë që eliminoi Juven vjet në Champions, tani kam vënë bast që nuk do të humbas asnjë penallti për Juven”.

Topi i Artë – “Nuk jam zhgënjyer, nuk më interesojnë arritjet personale. Nuk jam hipokrit, nuk dua të them që nuk jam i lumtur kur fitoj trofe, por e thashë që nuk është fundi i botës kur nuk fitoj. Respektoj vendimet e atyre që votuan”.

Sekretet e CR7 dhe e ardhmja – “Pasion dhe sakrifica për profesionin tim. Kam dashur gjithnjë të luaj në nivel të lartë çdo ditë, motivimi im është maksimal dhe dua të përmirësohem gjithnjë. Tani e njoh mirë trupin tim dhe e administroj më mirë lodhjen. Nuk kam ndonjë plan për fundin e karrierës, dua të vijoj të luaj kështu edhe për shumë vite. A do kthehem te Sportingu si Nani? Në futboll nuk i dihet asnjëherë”. Një finale Champions Juve-Real? “Së pari, imagjinoj Juven në çerekfinale, më pas të shohim, hap pas hapi. Gjithçka është e mundur, ëndrra ime është të fitoj Champions me Juven. Bernabeu është vend i veçantë për mua, ka qenë shtëpia ime për 7 vite dhe kam një ndjenjë speciale për Realin. Kur të kthehem si kundërshtar, shpresoj të më presin si më pritën në Old Traord, ishte e mrekullueshme”.

Akuzat për përdhunim – “Familja ime u trondit, por ajo e di që nuk do e bëja dot kurrë atë për të cilën akuzohem. Jemi të pështirosur, por jam i qetë dhe besimplotë që brenda një kohe të shkurtër gjithçka do sqarohet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here