Rudina Dembacaj e nis Vitin e Ri me fyerje ndaj Agron Llakajt: Nuk e nxjerr dot fshatin nga vetja, ja çfarë i ka thënë Vera Grabockës

0
461

Moderatorja Rudina Dembacaj, duket se edhe këtë Vit të ri nuk i ka lënë pas mëritë me ish kolegët.

E ftuar në emisionin e parë të 2019-ës “Rreze Dielli”, në Report Tv, Dembacaj e quajti aktorin e njohur të humorit Agron Llakaj si “një njeri që largohet nga fshati por nuk e nxjerr dot fshatin nga vetja”.

Dembacaj tha se Agron Llakaj i kishte vënë kusht regjisores Vera Grabocka që të mos takoheshin bashkë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

“Agron Llakaj i kishte vënë kusht Vera Grabockës që të mos dukesha unë te Piter Pani”, u shpreh Dembacaj.

E pyetur se çfarë mendon për aktorin e humorit Bes Kallaku, Dembacaj ka vendosur të tregohet e sinqertë në përgjigjen e saj.

“Kur del Besi nuk më shkakton atë alkimi si Florian Binaj. Tani Besi ka marrë rolin e showmen-it dhe s’ka pse punon aq shumë. Bën edhe këngë..”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here