Jonida Maliqi tregon surprizën për Eurosong: Kënga nuk do të ketë…

0
29

Pak ditë më parë u zhvillua Festivali i 57-të i Këngës, në RTSH, ku, siç dihet, fituesi ka të drejtën që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ky është edhe synimi i këngëtarëve të karrierës, sidomos kur vendosin që të marrin pjesë në këtë kompeticion muzikor, i cili ka ruajtur formën e tij klasike prej kaq vitesh. Këtë herë festivalin e fitoi këngëtarja me karrierë të gjatë, e cila ka dalë fëmijë në atë skenë, Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. E ftuar dje në emisionin e pasdites “Trokit” në “InTV”, Jonida surprizoi me lajmin se gjatë pjesëmarrjes në Izrael për të përfaqësuar vendin tonë, kënga e saj nuk do të përkthehet në anglisht, por si rrallëherë do të këndohet në shqip, duke ruajtur identitetin e vendit. Gjithashtu, gjatë intervistës në studio këngëtarja u surprizua me një video-mesazh nga djemtë e Eurovision Kosovo dhe nga gazetari i famshëm nga WiwiBloggs, William, të cilët e inkurajuan dhe i dhanë Jonidës këshilla për pjesëmarrjen në Eurovision.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj