Vrasja makabre në Greqi/ Kush është Anxhelina, vajza nga Berati që gjeti vdekjen nga dora e babait (Detaje)

0
121

Anxhelina Petro, shqiptare, lindur në Berat më 16 maj 1990, është vajza fatkeqe, e cila sot gjendet në morgun e Korfuzit, e vrarë dhe e varrosur nga dora e babait të saj që e lindi. Anxhelina ka refuzuar të ndahej nga i dashuri i saj afgan, pavarësisht kërkesave të pareshtuara të babait të saj dhe grindjeve. Ajo nuk e ka pranuar ndarjen, deri në atë pikë sa i mori edhe jetën. Ka qënë i dashuri i saj afgan që e ka denoncuar zhdukjen e vajzës së re mëngjesin e së mërkurës dhe ka dëshmuar se ajo kishte grindje në shtëpi për shkak të lidhjes së tyre. Kjo ka bërë që policia të mbledhë me shpejtësi informacionin që çoi në zbulimin e vrasjes makabre. Anxhelina kishte punuar muajt e fundit në një biznes në Korfuz.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj