Europa po dridhet nga i ftohti, zbuloni sa ka shkuar temperatura në shumicën e vendeve

0
516

Europa është goditur nga i ftohti Arktik, dhe ky paralajmërim vjen nga BBC Weather që raporton se do ketë reshje të mëdha dëbore në zona të Gjermanisë dhe Austrisë, të parashikuara për nesër, por nga ana tjetër Spanja dhe Portugulia janë me mot të kthjellët.

Meteorologu Chris Fawkes paralajmëroi se dëbora mund të arrijë nivele shqetësuese në të gjithë Greqinë dhe Turqinë pasi reshjet atje kanë nisur që dje. Sipas meteorologut, i ftohti  do prekë më së shumti Europën Lindore, ndërsa Europa Qendrore do jetë me reshje shiu edhe pse temperaturat në të dy drejtimet do jenë nën mesatare. Dëborë parashikohet të bjerë nesër edhe në disa zona italiane. Gjithashtu do ketë erë të fortë nga veriu, përmes Finlandës drejt Austrisë, duke vijuar më tej, ku preket edhe Ballkani. Ndërsa Anglia po dridhet nga temperaturat minus 15 gradë.

Ndërsa në vendin tonë parashikohet që reshjet të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here