“Kishte plagë të madhe në kokë”, Haradinaj rrëfen si e gjeti vëllain e vdekur në luftë

0
23

Kryeministri Ramush Haradinaj, dikur ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer për herë të parë se si e ka gjetur të vrarë gjatë luftës vëllanë e tij, Luanin.

Ai ka treguar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se e kishin informuar se Luan Haradinaj ishte plagosur nga forcat serbe.

Ai tha se ishte nisur menjëherë për ta ndihmuar të vëllanë dhe për ta nxjerrë në një zonë të sigurtë.

Sipas tij, me të ka të mbërritur në vendin ku ishte lajmëruar se ndodhej i vëllai, e ka parë Luanin të plagosur në kokë, ndërkohë që i rridhte  shumë gjak.

Kryeministri i Kosovës ka rrëfyar se është munduar ta tërheqë nga rripi Luan Haradinajn, teksa ai nuk i përgjigjej thirrjeve të tij.

Ai tregoi se iu desh ta tërhiqte nga këmbët në një pjesë më të sigurtë deri kur ka konstatuar se Luani kishte ndërruar jetë si pasojë e një plage të madhe të shkaktuar  në kokë, nga një plumb i kalibrit tëmadh. “Më i madh se i Kallashnikovit”, ka rrëfyer kryeministri kosovar.

Ramush Haradinaj ka treguar gjithashtu se me shumë vështirësi e ka marrë të vëllanë nga vendi ku ishte vrarë drejt territorit të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj