U shkarkua kur ministër ishte Saimir Tahiri, kush është ish-drejtori i Policisë së Shtetit që Sandër Lleshaj e riktheu sot në detyrë

0
41

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka firmosur sot dy emërime të reja në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj në krye të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, si dhe Tonin Vocaj Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se ky i fundit u lirua nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nga Artan Didi në vitin 2014, kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Sot, Vocaj rikthehet në detyrë në postin që ka mbajtur katër vite më parë.

Tonin Vocaj është një ndër ekspertët policorë në fushën e krimeve të rënda. Ai ka drejtuar për shumë kohë postin e Drejtorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj